AKTIVITET TRAJNUES: “Perspektiva gjinore dhe diskriminimi. Shpërblimi i dëmit në rastet e diskriminimit”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 18 dhjetor 2024, zhvillon aktivitetin trajnues me temë “Perspektiva gjinore dhe diskriminimi. Shpërblimi i dëmit në rastet e diskriminimit”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet drejtohet nga: 

Ekspertë: Elvana Çiçolli; Gentian Hamiti

Qëllimi i këtij trajnimi është: Diskutimi dhe thellimi i njohurive lidhur me diskriminimin. Kompetenca dhe vendimmarrja e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Mosmarrëveshjet në gjykimin administrativ në gjykatën administrative dhe në gjykatën civile. Shpërblimi i dëmit si kërkim i pavarur në gjykimin administrativ dhe në gjykimin civil.

Trajnimi do të realizohet duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si: 

  • Vlerësimi i kushteve formale të padisë në gjykimin administrativ. Natyra dhe efektet e vendimit të mospranimit të padisë 
  • Natyra dhe efektet e vendimit të mospranimit të padisë. Legjitimimi aktiv dhe pasiv në gjykimet për kundërshtimin e veprimtarisë administrative të organeve publike, kur mund të cenohen të drejtat apo interesat e ligjshëm të të tretëve.
  • Aksesi ne gjykate dhe raporti me institutin e padive qe nuk mund te ngrihen. Evidentimi i qëndrimeve të mbajtura nga GJEDNJ, Gjykata Kushtetuese, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, si dhe Gjykata Administrative e Apelit

Në këtë aktivitet trajnues marrin pjesë gjyqtarë, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore, avokatë shteti, të Republikës së Shqipërisë.

 

Gjeni quizin në linkun më poshtë:

https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/?post_type=qsm_quiz&p=280